Privatësia
Kush i përpunon të dhënat
Të dhënat i përpunon Punëza (puneza.al). Kontakt: kontakt@puneza.al.
Çfarë mbledhim
- Publike: titulli, përshkrimi, kategoria, qyteti, zona (opsionale), koha, pagesa e ofruar, fotot, emri (pa mbiemër) dhe data e publikimit.
- Të dukshme përmes butonit “Shfaq numrin”: numri i telefonit dhe, nëse e zgjedh, mundësia për WhatsApp. Pasi shfaqet, numri mund të kopjohet nga kushdo që e sheh.
- Private: emaili (për konfirmim dhe për linket private), koha kur pranove kushtet, adresa IP nga e cila u dërgua postimi (kundër abuzimeve; pas 30 ditësh nuk ruhet më), shenjat automatike për ekipin, arsyeja nëse ekipi e fsheh njoftimin dhe kohët kur të dërguam emaile.
- Nuk kërkojmë mbiemër, CV, adresë të saktë, dokument identiteti apo të dhëna pagese. Të dhënat e vendndodhjes (EXIF) hiqen nga fotot.
Pse i përdorim
Për të publikuar njoftimin tënd, për të të dërguar emailet e nevojshme (konfirmimi i emailit, publikimi, kujtesa para skadimit, skadimi, fshehja nga ekipi, linku i ri), për të parandaluar spam dhe mashtrime, dhe për statistika të përgjithshme pa identifikim. Nuk dërgojmë buletine apo marketing dhe nuk përdorim analitikë nga palë të treta.
Sa kohë shfaqet një punë
- Postimet e pakonfirmuara nuk shfaqen kurrë publikisht dhe hiqen pas 7 ditësh.
- Punët e mbyllura ose të skaduara mbeten në faqe 90 ditë pa emrin, fotot dhe kontaktin, pastaj hiqen nga faqja.
- Kur e heq vetë një punë, ajo largohet menjëherë nga faqja dhe linket private nuk vlejnë më.
Të dhënat i ruajmë për aq kohë sa nevojitet për funksionimin e shërbimit, për sigurinë (p.sh. kundër mashtrimeve dhe abuzimeve) dhe për detyrimet ligjore.
Të drejtat e tua
Për çdo kërkesë mbi të dhënat e tua (qasje, korrigjim, fshirje, kundërshtim) na shkruaj në kontakt@puneza.al. Ke gjithashtu të drejtë të ankohesh pranë autoritetit shqiptar për mbrojtjen e të dhënave personale.
Ofruesit e shërbimeve
Fotot ruhen në serverin tonë dhe nuk janë të aksesueshme drejtpërdrejt; shfaqen vetëm për njoftimet aktive. Përdorim ofrues për pritjen e serverit dhe dërgimin e emaileve. Ata i përpunojnë të dhënat vetëm për të na ofruar shërbimin.
Cookies
Përdorim vetëm cookies të domosdoshme për sesionin dhe sigurinë e formularëve. Nuk përdorim cookies reklamash apo analitike.