Ndihmë në shtëpi për të moshuarit
Disa punë kërkojnë forcë, durim ose njohuri që jo gjithmonë i ke pranë. Posto falas çfarë duhet bërë, dhe kush është i interesuar të telefonon direkt.
Mund ta postojë dikush për ty
-
Djali, vajza ose nipërit
Mund ta postojnë punën me emailin e tyre. Numri në njoftim mund të jetë i yti ose i tyre.
-
Pa llogari dhe pa fjalëkalime
Mjafton një email për ta konfirmuar. Punën e ndryshon ose e mbyll me linkun privat që vjen me email.
-
Ti vendos me kë
Kush është i interesuar të telefonon. Ti zgjedh me kë të bini dakord dhe kur të vijë.
Çfarë mund të postosh
Zgjidh një nga këto dhe formulari hapet me kategorinë e duhur. Mund të postosh edhe çdo punë tjetër të vogël.
- Pazari dhe blerjet e javës Të tjera
- Pastrimi i shtëpisë ose i dritareve Pastrim
- Sende të rënda për t’u lëvizur ose për t’u ngjitur në kat Transport dhe zhvendosje
- Një rubinet, një derë ose një llambë për t’u rregulluar Riparime të vogla
- Telefoni, televizori ose interneti Ndihmë teknologjike
- Oborri, kopshti ose pemët Kopshtari
Si funksionon
Posto falas
Shkruaj çfarë duhet bërë, kur dhe sa ofron të paguash. Konfirmo emailin dhe puna publikohet.
Të kontaktojnë direkt
Kush është i interesuar të telefonon ose të shkruan në WhatsApp. Ti zgjedh me kë të bini dakord.
Bini dakord dhe paguani direkt
Çmimin dhe pagesën i rregulloni mes jush. Kur gjen dikë, shëno “Puna u krye” që të mos marrësh më telefonata.
Postimi është falas. Punën e paguan personi që e poston, drejtpërdrejt atij që e kryen. Punëza nuk merr pagesa dhe nuk merr komision.
Siguria
-
Kur vjen dikush që nuk e njeh, mirë është të jetë aty edhe një i afërm ose një fqinj.
-
Mos paguaj kurrë paraprakisht dhe mos jep të dhëna të kartës, kode apo dokumente identiteti.
-
Mbaji paratë dhe sendet me vlerë në një vend të sigurt.
-
Punëza nuk kontrollon identitetin e askujt. Nëse dikush të duket i dyshimtë, mos e fto në shtëpi.
Ke një punë që s’e bën dot vetë?
Postoje falas, pa llogari. Kush është i interesuar të telefonon direkt, dhe ti zgjedh me kë të bini dakord.